Policët në SHBA përcjellin mes lotësh qenin-agjent e diagnostikuar me kancer (FOTO)
Është përcjellë me një ceremoni lamtumire dhe i rrethuar nga miq agjenti Hunter, qeni-polic i departamentit të Middletown në SHBA.

Prej më se 10 vjetësh në shërbim të forcave të sigurisë dhe pas një beteje të gjatë me një formë agresive të një tumori në mëlçi, veterinerët u detyruan të përdorin eutanazinë për të lehtësuar vuajtjet e agjentit Hunter.

Javën e kaluar ishte momenti për të shoqëruar në banesën e fundit Hunterin. Por ai nuk ishte i vetëm. Të pranishëm në funeral ka qenë i gjithë departamenti i policisë.

Qeni-polic, është mbajtur në krahë nga miku i tij, partneri dhe agjenti D’Arresta, dukshëm i prekur, i cili mes lotësh mbajti dhe një fjalim lamtumire për mikun e tij me katër këmbë. /albeu.com/
Policët në SHBA përcjellin mes lotësh qenin e diagnostikuar me kancer

Shtuar më 06/09/2017, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori