Ukraina bën bilancin: Ky është numri i rusëve që kemi “hequr qafe” që nga nisja e luftës

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit, Ukraina ka bërë publik numrin e ushtarëve rusë të vrarë që nga nisja e konfliktit.

Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës pretendon se ka vrarë rreth 38.550 rusë që nga 24 shkurti, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, sipas The Guardian.

Sipas informacioneve, forcat ukrainase kanë shkatërruar 1,691 tanke, 3,892 automjete të blinduara luftarake, 851 sisteme artilerie, 248 sisteme raketash të shumëfishta, 113 sisteme mbrojtëse. Forcat ukrainase kanë shkatërruar gjithashtu 188 helikopterë, 220 aeroplanë dhe 693 dronë.

Pretendimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, por shifra besohet të jetë përafërsisht e vërtetë./albeu.com/