POGRADEC/ Shënohet viktima e pestë e të ftohtit të acartë (FOTO LAJM)

I ftohti i acartë i ka marrë jetën një tjetër personi në vendin tonë, duke shënuar një bilanc negativ. 38 vjeçari Anastas Shuke, 38 vjeç, banues në Pogradec, është viktima e pestë e te ftohtit.

Sipas mjekut ne spitalin e Pogradecit, 38-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e temperaturave shumë të ulëta dhe mungesës së ngrohjes.

Raportohet se i ndjeri, i cili vuante nga probleme mendore, jetonte prej vitesh i vetëm, pas vdekjes së prindërve birësues. Ai është gjetur i pajate në një banesë dykatëshe në lagjen numer 4 në qytetin e Pogradecit. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017, ora 15:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori