Poeti i njohur shqiptar shkon i sëmurë në koncertin e Aurela Gaçes: Më shërove (FOTO LAJM)

Poeti i njohur Jorgo Papingji ishte së fundi i pranishëm në koncertin e Aurela Gaçes, që u mbajt te Amfiteatri i Liqenit të Tiranës më 18 shtator.

Ka qenë këngëtarja ajo e cila publikoi një foto me mjeshtrin e madh dhe tekstshkruesin e mbi 4000 vargjeve të këngëve të njohura.

Aurela zbuloi edhe se Papingji ka qenë i sëmurë këto kohë, e megjithatë nuk mund të mungonte në koncertin e saj, ku siç tha ai u “shërua”.

Ja çfarë shkruan Aurela për mjeshtrin e madh të muzikës shqiptare:

“Jorgo Papingji . Ky është njeriu që shkroi kaq shumë për mua.

Ai ishte i pakëz i pamundur, por erdhi në koncert.

Erdhi e në fund më tha – më shërove 😥❤. Shpirtërisht shpresoj të ketë marrë nga ajo natë ku këndova gjithë këngët #poezitë -tekstet që shkroi .

Këngët që ju këndoni sot me mua mbas 20 e kusur vitesh ##S’jamTribu , Jetoj, #kuposhkonkjobotë ,#cimica #nukmjafton e shumë shumë të tjera që kanë mbushur albumet e mia të atyre viteve e të gjitha me muziken e Adrian Hiles ❤. Si të mos jem mirënjohëse?”.

Shtuar më 03/10/2019, ora 14:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori