"Po vijmë t'ju thyejmë dyert", videoja e shefit që tmerroi shpërndarësit e drogës (FOTO & VIDEO)

Videoja e Sherifit Peyton Grinnell të Lake County në Florida është duke bërë xhiron e internetit pas mesazhit të fortë dhe të drejtpërdrejt të tijin ndaj shpërndarësve të heroinës në zonë.

"Ne do të vijmë t'ju thyejmë dyert e t'ju arrestojmë. Shijoni ditën sot se nesër nuk jeni më të sigurtë".,-shprehet ai ndër të tjera teksa bën këtë deklaratë i shoqëruar nga disa pjestar të tjerë të forcave speciale.

Ai shtoi gjithashtu se shpërndarësit e drogës mund të përballen edhe me akuza që shkojnë deri në dënim me vdekje nëse kapën, përcjell Albeu.com.

"Ditët e fundit ne kemi një rritje të telefonatave nga qytetarët që na bëjnë me dije për një numër të lartë të të droguarëve që kanë marrë mbidozë"., - vijoi ai duke parë drejt e në kamera. /Albeu.com/




"Po vijmë t'ju thyejmë dyert", videoja e shefit që tmerroi shpërndarësit e drogës (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 10/04/2017, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori