Po tmerron botën, si funksionon bomba bërthamore që ka në dorë Kim Jong Un (FOTO LAJM)

Koreja e Veriut lajmëroi dje se kishte kryer testin me bombën termonukleare ose e thirrur ndryshe bomba me hidrogjen, e cila ka përmasa shkatërruese shumë më të mëdha se sa bombat atomike që u hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki, shkruan Albeu.com.

Mediat shtetërore e Koresë së Veriut dha njoftimin duke shkaktuar gëzim në vendin komunist por shqetësim të madh tek Koreja e Jugut dhe Japonia, të cilët janë shënjestra më e afërt e shtetit komunist në rajon.

Por nga ndryshon bomba atomike nga ajo me hidrogjen? Përse një shqetësim kaq i madh që kjo bombë tashmë gjendet në duart e regjimit diktatorial të Kim Jong Un?

Bomba atomike: Ka të bëjë me ndarjen e atomit. Një neutron përplaset me bërthamën e një atomi, e ndan atë në dy bërthama dhe çliron energji bërthamore. Reaktorët bërthamorë shfrytëzojnë ndarjen atomike për të prodhuar energji elektrike.

Në vitin 1945, SHBA përdorën bombën atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki të Japonisë, për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Bombat e quajtura “A” të hedhura nga forcat amerikane në Hiroshima dhe Nagasaki në vitin 1945 vranë më shumë se 200 mijë njerëz.

Bombat e hidrogjenit janë një bashkim.

Në vend që të ndajnë atome më të mëdha, ato kombinojnë atomet e vogla si hidrogjeni për të lëshuar një goditje më të madhe nukleare – mijëra herë më të fuqishme se një armë bërthamore që përdoret në luftë.

“Ajo çfarë armët termobërthamore bëjnë është rritja e rendimentit të mundshëm në sasi të mëdha. Forca që lirohet nga armët termobërthamore është fenomenale,” thotë Martin Navias, studiues në Qendrën e Studimeve të Mbrojtjes në Londër.

Armët bërthamore më të fuqishme që kanë shpërthyer ndonjëherë kanë qenë bombat e quajtura “Car”, një bombë hidrogjeni e testuar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1961. Shkaktoi një shpërthim 50 mijë kiloton, ose 50 megaton, duke e bërë shpërthimet në Hiroshima e Nagasaki të duken të vogla.

Bomba me hidrogjen: Ka të bëjë me procesin e kundërt, ku bërthamat përplasen për të formuar një bërthamë të re. Quhet edhe bombë termobërthamore. Dielli dhe yjet janë krijuar si pasojë e procesit të bashkimit të bërthamave. Reaksionet termobërthamore lejojnë kryerjen e shpërthimeve masive, mijëra herë më të fuqishme se bomba atomike.

Krahasimi: Bomba atomike e hedhur në Hiroshimë prodhoi një shpërthim të barabartë me 13 mijë ton TNT. Prova e parë e bombës me hidrogjen,”Ivy Mike”, u krye në Atolin Eneëetak të Ishujve Marshall në vitin 1952 dhe prodhoi një shpërthim të barabartë me 10.4 milion ton TNT.

Si funksionon bomba e hidrogjenit?

Një bombë hidrogjeni është një kompleks makinerish. Në thelb janë dy bomba në një. Ndërsa bën zhurmën gjatë bashkimit, i duhet shumë ngrohtësi për të filluar procesin, që atomet të përplasen sëbashku dhe të fillojnë reaksionin bërthamor zinxhir. Ja pse ato quhen armë termobërthamore.

Është bomba atomike ajo që ndez bombën bërthamore. Të dy shpërthimet janë pothuajse të njëkohshme. Arsenalet bërthamore të SHBA-së, Rusisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Kinës janë të bëra me këto lloj armësh.
Shtuar më 04/09/2017, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori