"Po puthej me një tjetër", Dua Lipa tregon publikisht si e tradhtoj i dashuri (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur Dua Lipa është prej muajsh në një lidhje me Anëar Hadid. Marrëdhënia e tyre ka ecur me shumë hapa seriozë dhe dyshja duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Mirëpo kjo nuk do të thotë se në të shkuarën, këngëtarja nuk e ka provuar ndjesinë e tradhëtisë.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit në “Kiss FM”. Dua ka folur në përgjithësi për këngën e saj të re por dhe për detaje nga jeta e saj private. Moderatorja e ka pyetur për takimin e saj të parë, që këngëtarja sigurisht që e mbante mend por ka preferuar të mos përmendë asnjë emër: gjithësesi është një ndër ato eksperiencat e këqija!

"Në takimin e parë, ai më çoi në një party, dhe më pas shkuam te pjesa ku tymoset duhan, dhe aty pash se ai po puthte një vajzë tjetër. Dhe kur e pashë atë që po puthte një vajzë tjetër, thashë me vete: A është kjo duke ndodhur? Dhe unë isha si: Në rregull, po marr xhaketën time dhe po largohem", ka treguar Dua. Ndonëse ajo e ka treguar me të qeshura, ka treguar se kjo histori në kohën e saj e ka mërzitur dhe e ka bërë të ndihet e tradhëtuar.

Shtuar më 09/11/2019, ora 14:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori