Po ju do e kalonit fundjavën me ish-të dashurin tuaj ashtu si Kendall Jenner? (FOTO LAJM)

Modelja e njohur, Kendall Jenner është parë gjatë kësaj fundjave, teksa ka kaluar kohën e lirë me ish-të dashurin e saj, Blake Griffin në ‘Soho House’. Dyshja është parë teksa komunikonin me njëri-tjetrin miqësisht, duke mos lënë vend për dyshime të tjera. Kjo dalje publike e modeles me ish-partnerin e saj i ka habitur jo pak ndjekësit e klanit Kardashian-Jenner. Kendall ka qenë e lidhur me Blake në vitin 2017, megjithatë ky raport përfundoi pasi ish-e dashura e Griffin e akuzoi modelen publikisht se ishte ajo arsyeja e ndarjes nga Blake.

Aktualisht Jenner është duke shijuar suksesin e karrierës së saj si modele.
Shtuar më 08/09/2019, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori