Po i re më qafë tjetrit të fut plumbin! Komenti pikant në postimin e Stresit për Vis Martinajn (FOTO LAJM)

Dy prej personazheve të njohur tek të rinjtë, Stresi dhe Noizy duket se janë persona me lidhje të afërta me Ervis Martinajn, i përfshirë në vrasjen e dy ditëve më parë në Bllok, edhe ky një personazh mjaft i njohur për policinë.

Përmes një postimi në Instagram ku shkruan "Jemi të fortë" duket se Stresi ka mbështetur Vis Martinajn me foton e tij. Këtij mesazhi i janë përgjigjur edhe ndjekësit e tij duke mbështetur gjithashtu Visin.

Mirëpo, njëri prej tyre ka shkruar një koment kundër rrymës duke thënë: Të fortë jeni, por kujdes mos i bini më qafë tjetrit se të fut plumbin!

Ervis Martinaj është një personazh i njohur në Tiranë. Ai ka qenë polic, por që prej vitit 2013 ka dalë prej radhëve të uniformave blu, ndërsa është dënuar për moskallëzim krimi pas një vrasjeje të ndodhur disa kohë më parë në Dajt.

Ai mbeti i plagosur në qafë pas përplasjes me armë në Bllok, ndërsa badigardi i tij u vra me plumb në kokë. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2018, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori