Rëndohet bilanci, 64 viktima nga rrëzimi i avionit në Nepal

Ka shkuar në 64 numri i viktimave nga aksidenti ajror në Nepal, kur një avion plot me pasagjerë u rrëzua në distriktin Pokhara të Nepalit (në qendër).

Një zyrtrar i avioacionit civil në Nepal e përshkroi aksidentin si tragjedinë më të rëndë ajrore që vendi ka njohur në pesë vitet e fundit.

Ndërkohë ekipet shpëtuese vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e avionit.

Momentet e fundit para tragjedisë

Momentet e fundit të avionit janë filmuar nga një banor i zonës. Detaje për shkakun e rrëzimit nuk janë bërë të ditura.

“Ne presim tëgjejmë më shumë trupa ,” tha zëdhënësi i ushtrisë Krishna Bandari për agjencinë e lajmeve Reuters.

Një zyrtar lokal duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve kineze Xinhua tha se avioni, i cili po fluturonte për në Pokhara nga kryeqyteti Katmandu, u rrëzua pranë lumit Seti./albeu.com/