Po afron dasma, Afrona Dika zgjedh unazën e martesës (FOTO LAJM)

Pas super propozimit në vitin 2017, këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Afrona Dika, do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre në shtator të këtij viti.

Modelja e njohur organizoi një festë beqarie pak ditë më parë dhe tashmë përgatitjet po shkojnë drejt fundit!

Afrona ka ndarë në Instagram një moment nga zgjedhja e unazës së martesës edhe pse ende nuk e dimë se cila është zgjedhja e saj.

Ceremonia do të mbahet më datën 21 në një resort luksoz në plazhin e Shëngjinit dhe do të ketë rreth 300 të ftuar.

Herë pas here, në Instastoryn e saj, Afrona ndan me ndjekësit pamje nga përgatitja për ditën e dasmës që po afron.
Shtuar më 06/08/2019, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori