"Plastë syri i keq", Einxhel Shkirës i ndodh ajo që kemi frikë të gjithë (FOTO LAJM)

Einxhel Shkira ka qenë shumë e komentuar ditët e fundit pas largimit nga "E diell", vendim të cilin moderatorja e mori pasi nuk përshtatej me rubrikën e re.

Ndërkohë Einxhel vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale ku na zbulon më shumë nga jeta e saj dhe së fundmi moderatores i ka ndodhur ajo nga e cila kemi frikë të gjithë. Einxhelit i është thyer celulari.

Bukuroshja brune ka postuar një foto të celularit të thyer dhe shkruan: "Plastë syri i keq, mi mori t'ligat celulari".

Sa i përket aspektit profesional Einxhel nuk e ka bërë ende të ditur nëse do të rikthehet me ndonjë emision të ri.

Shtuar më 30/10/2019, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori