Plasin ujërat në bashki, lali Eri urdhëron punonjësit të marrin tharëse flokësh nga shtëpia

Pëlqej
Shirat e ditëve të fundit janë futur edhe në arkivën e Bashkisë së Tiranës duke lagur dokumente të rendësishme atje.

Mësohet se uji ka prekur disa sektorë siç janë arkiva apo gjendja civilë dhe tani aty është duke u punuar me dy turne për përmirësimin e situatës dhe shpëtimin e dokumentacionit të rendësishëm nga uji dhe balta.

Albeu.com nga burime të brendshme se punonjësve iu është thënë që të sjellin nga një tharëse flokësh nga shtëpia me qëllim përdorimin për tharjen e dokumenteve të lagura nga uji.

Turni i parë filloi që në orët e para të mëngjesit, ndërsa tashmë pak minuta më vonë, pikërisht në orën 17:00 do të fillojë turni i dytë i punonjësve që do të thajnë dokumentet e lagura me tharëse flokësh.

Lali Eri ka ditur të vijë me risi në Tiranë, por me shumë gjasë ky urdhri ndaj punonjësve për të sjellë tharëse flokësh nga shtëpia për të tharë dokumentet duhet të jetë më i gjeturi. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2018, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori