Plasi! Pasi Butrint Imeri e quajti "të keqe", reagon ashpër Soni Malaj (FOTO LAJM)
Mbrëmjen e kaluar në emisionin "Shiko kush luan" ishte i ftuar edhe këngëtari
Butrint Imeri.
Ai u bë pjesë e disa lojërave dhe tek njëra prej tyre duket se u shpreh pak gabim.
Teksa ishte përballë
Ylli Limanit, këngëtarit ju kërkua të zgjidhte emrin e një vajze të njohur të ekranit shqiptar me të cilën mendon se do të ishte çift perfekt.
Butrinti u mendua pak dhe për ta nxjerrë nga situata,
Ylli i propozoi emrin e këngëtares
Soni Malaj.
Butrintit nuk i ka pëlqyer si ide dhe u shpreh se
Soni është "e keqe".
Duket se përshtypja që Butrinti ka për
Soni Malajn nuk është kaluar pa i rënë në vesh këngëtares, e cila ka reaguar me anë të një postimi në Instastory.
“Jo kushdo që ka emrin "
Butrint" ka kulturën dhe artin e qytetit antik. “
Butrintërit” e tjerë mund të jenë shumë mirë ndonjë markë tapash veshësh”, shkruan
Soni.
Shtuar më 03/01/2020,
ora 08:43