"Plasën çokollatat edhe ktej", Eduart Grishaj i bën publikisht komentin romantik Arbanës (FOTO ALJM)

Ditën e djeshme Arbana Osmani dhe partneri i saj, Eduart Grishaj u nisën për të pushuar në një tjetër destinacion përrallor.

Pas pushimeve të tyre në Mykonos ata kanë udhëtuar drejt një vendi të largët, oriental në Marok.

Që nga momenti i mbërritjes ata kanë publikuar në Instagram foto të ndryshme ku kanë treguar se janë duke kaluar pushimet e ëndrrave.

Pak më parë Arbana ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq , me detaje të bardha, të shoqëruar me një buzëqeshje të ëmbël.

Fotoja ka marrë komente të shumta komplimentuese nga fansat dhe ai që bie më shumë në sy është i Eduartit.

Regjisori duket i mahnitur nga kjo foto dhe nuk ngurron t’ja thotë publikisht,

“Më e bukura e Marokut”,- shkruan Eduarti.

Duke marrë parasysh se Maroku në këtë periudhë ka me mijëra vizitorë, Arbana duhet të ndihet speciale pas këtij komenti.

Eduarti dhe Arbana nuk e kanë zyrtarizuar ende lidhjen e tyre, megjithatë nga këto pushime presim një foto speciale nga ata.
Shtuar më 26/07/2019, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori