Plas sherri! Rezarta Shkurta i nxjerr të palarat Dalina Buzit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Rezarta Shkurta është një nga femrat shqiptare që la botën e muzikës për t'u kthyer në një sipërmarrëse dhe për t'iu përkushtuar vajzës së saj. Ajo është bashkëshortja e nipit të Enver Hoxhës.

Rezarta Shkurta ka treguar gjithnjë se është mjaft e lidhur me familjen e saj dhe për më tepër më vajzën e saj Herën. Së fundmi ajo ka postuar një foto të vajzës së saj Herës me stërgjyshen e saj Nexhmije Hoxhën, gruan e Enver Hoxhës.

''Ne e kemi shume xhan nena Mian, edhe pse ja marim te gjitha stirolapsat ku ajo cdo dite shkruan, dhe hedh kujtimet e saj me gjyshin e madh @herahoxha.al #Family'' ka shkruar Rezarta.

Lidhur me këtë postim, portali i i Dalina Buzit ka shkruar një artikull ku sjell edhe një herë në kujtesë vuajtjet e shqiptarëve gjatë periudhës së komunizmit.

Në artikull shkruhet se portali nuk do të kryqëzojë Rezartën për këto postime të herëparshershme dashurie që i thurr gjyshit të bashkëshortit të saj Ermal Hoxha (djali i djalit të madh të Enverit, Ilir Hoxhës), por e trishton fakti që ky postim ka marrë shumë pëlqime.

Mirëpo ky postim duket se ka acaruar Rezarta Shkurtën, e cila ka shkruar një koment ''ironik'' Dalina Buzit dhe shkrimit të saj në revistën Anabel lidhur me figurën e Enver Hoxhës. Por duket se Rezarta i nuk i ka lënë duke i përmenduar edhe mardhënien e saj me bashkëshortin, kur ky i fundit nuk i jepte makinën. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2018, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori