Plas keq mes dy vajzave të BB: Mbylle gojën se je më e bukur kur s’flet (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dy ish-banoret e edicionit të kaluar të Big Brother, Ambra dhe Dona, vazhduan shoqërinë edhe pas daljes nga spektakli.

Ato ishin dy mikeshat që kishin vëmendje të madhe nga mediat rozë, ndërsa pas daljes nga shtëpia ato u panë shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Por mesa duket jo çdo gjë ka shkuar mirë, kjo pasi mes dy mikeshave ka nisur sherri. Të paktën kjo kuptohet nga postimet në profilet e secilës.

Ka qenë Ambra që ka shkruar në Insta Story se nuk e priste atë që i ka bërë mikesha e saj, e më pas edhe Dona i është përgjigjur.

Flitet se sherri mes tyre mund të ketë lindur për shkak të Elsamedit, ish partnerit të Ambrës në lojë.

Dona vazhdon ende shoqërinë me Elsamedin, dhe ndoshta ky është shkaku i zënkës mes tyre.

Ambra u shpreh e zhgënjyer në Insta Story:

Të kisha shoqe që nga jashtë dhe nuk prisja nga ty këto gjeste. Jam e surprizuar nga ti dhe aktrimi jot. Bravo vazhdoni kështu siç jeni. E treguat fytyrën kush jeni"
Por Dona ja ka kthyer shpejt duke e këshilluar të mbyllë gojën.

Ajo shkruan:

Shoqe? Fjalë e madhe për t'u thënë po mbylle gojën se dukesh më e bukur."
Shtuar më 16/01/2018, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori