Plas gallata me deputetët e BDI-së (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pasi Artan Grubi bëri një "selfie" me një përmendore të "Shkupi 2014" dhe tha se ajo përmendore ishte e Nexhat Agollit, kur në fakt ajo ishte e Metodija Shatorov - Sharlos, kanë plasur edhe gallatat në rrjete sociale lidhur me këtë rast.

Përmes foto-montazheve, qytetarët kanë nisur të tallen, duke e paraqitur Grubin sikur po bën "selfie" me Car Dushanin.

Më tej, në një tjetër foto, shihen disa deputetë të BDI-së së bashku po duke bërë "selfie" me statujën e Car Dushanit. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori