Pitt: Martesa s'është thjeshtë emërtim për mua (FOTO LAJM)

Pëlqej
Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, aktori Brad Pitt është ndalur tek martesa e tij, duke nënvizuar faktin se nuk është vetëm një emërtim. Sa i takon profesionit të tij, ai tha se çdo rol duhet të jetë i rëndësishëm dhe me vlerë, që ai të justifikojë faktin që të largohet nga shtëpia për xhirimet.

Në një intervistë për versionin britanik të revistës ‘GQ’, aktori 50-vjeçar referuar martesës tha: “Nuk mund të them se martesa është vetëm një emërtim. Është më shumë se kaq”.

Teksa preku edhe karrierën e tij ai shtoi: “Refuzoj shumë regjisorë të them të drejtën dhe fjala "JO" është më e fuqishmja në industrinë e kinematografisë.

Duhet të mbrosh veten. Largimi nga shtëpia për xhirime, duhet t’ia vlejë”. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori