Pishinë në trenat e Tajvanit (FOTO LAJM)

Për të festuar faktin se janë qyteti mikpritës i Universiade 2017, Olimpiadën për atletë nga universiteteve ndërkombëtare,kryeqyteti i Tajvanit ka transformuar një tren me gjashtë vagonë në gjashtë vende të ndryshme sportive: një pistë vrapimi, fushë futbolli, basketbolli, për sportet me hedhje dhe një pishinë.

Por në fakt këto janë vetëm pamje në 3D që kanë frymëzuar disa udhëtarë që të zhyten në të.

“Shumë njerëz janë ende të pafamiljarizuar me disa nga mjediset sportive dhe ne shpresojmë që ta sjellim sportin më pranë jetës së tyre të përditshme,”-ka thënë një zëdhënës u Departamentit të Informacionit dhe Turizmit të qytetit për CNN. “Rindërtimi i trenit, që është një mjet i përditshëm udhëtimi mund t’i frymëzojë.”

Vagoni i pishinës, me një dysheme që ngjan me një sipërfaqe të vërtetë uji, është më e populluara. /albeu.com/

Shtuar më 29/07/2017, ora 16:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori