Piro Lutaj: Unë bandit? Më ka nderuar edhe Berisha (FOTO)

Deputeti socialist Piro Lutaj i është përgjigjur akuzave të këshilltarit të Bujar Nishanit, Pirro Ahmetaj.

Ky i fundit, vetëm pak ditë më parë i ka cilësuar deputetët e mazhorancës në Komisionin e Sigurisëm si ish-sigurimsa, kriminelë dhe perversë.

“Unë bandit? Halucinacione që për fat të keq kanë dalë nga zyra e presidentit të vendit tim. Po postoj dy akte presidenciale dhe mandatimin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, vlerësime të ardhura falë punës dhe përkushtimit tim ndaj detyrave që kam kryer dhe vazhdoj të kryej”, ka thënë Lutaj.

Ai ka shtuar se pas kësaj pret reagim nga presidenti i vendit. /Albeu.com/
Shtuar më 10/09/2015, ora 19:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori