Pikturë apo realitet? Fotografi sjell pamjet përrallore me kuaj (FOTO LAJM)

Fotografi artistik amerikan Drew Doggett udhëton botën në kërkim të panoramave impresionuese, portreteve, kulturave, njerëzve e komuniteteve.

Udhëtimet e tij e kanë çuar në Himalajet, Etiopi dhe së fundmi në Islandë, ku ai është magjepsur me kuajt legjendarë vendas dhe pamoramave të pabesueshme mes të cilave vrapojnë.
Kuajt islandezë janë nga më të njohurit në botë. Ata janë sjellë këtu nga vikingët në shekullin e 9 e të 10-të, për të mbajtur larg sëmundjet dhe krijimin e një race të pastër ekuine. Asnjë kalë tjetër nuk lejohet në vend dhe kur një prej tyre eksportohet ai nuk lejohet kurrë të kthehet.

Kuajt islandezë rriten për eksport dhe përdoren për kalërim. Ata që kanë eksperiencë me kalërimin argumentojnë se kuajt islandezë janë kafshët më të mira për t’u kalëruar.
Shtuar më 21/04/2020, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori