Peugeot 23 000 € e Volkswagen Tuareg, sa të pasur janë Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa (FOTO LAJM)

Open Spending Albania, krijuar nga Albanian Institute of Science & Open Data Albania, ka publikuar deklarimet pasurore të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Open Data.al, Veliaj në vitin 2013-tën ishte pronar 100% i një apartamenti banimi në Tiranë me sip. 111.2 m2, me blerje, vlera 5 115 200 lekë.

Ai kishte gjendje të llogarisë në valutë të huaj ku është zotërues me 50%, në vlerën 5 290 euro. Po ashtu, kishte gjendje të llogarisë në valutë të huaj ku është zotërues me 50%, në vlerën 7 500 dollar.

Veliaj ishte pronar 100% i veturës tip Peugeot, blerë në vitin 2008, vlera 23 000 euro dhe pronar 100% i veturës tip Volkswagen Tuareg, blerë në vitin 2013, vlera 6 000 euro.

ardhura neto në vlerën 1 591 120 Lekë nga paga si Kryetar i Bashkisë Tiranë, për vitin 2019.

Shtuar me 1 292 364.88 Lekë llogaria bankare me burim të ardhura nga paga, dietat dhe rimbursimet e biletave për lëvizjet jashtë vendit për pjesëmarrjet në aktivitetet ndërkombëtare.

Gjendja e llogarisë së Veliajt në 31.12.2019 ka qenë 3 669 075.18 Lekë. Pakësuar me 2 096.98 Euro llogaria bankare, gjendja e të cilës në 31.12.2019 është 27.64 Euro.

Veliaj disa llogari bankare në euro dhe dollarë, por që ia ka kaluar 100% në pronësi bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Llogari bankare në monedhën Euro e kaluar 100% në pronësi të bashkëshortes, Znj. Ajola Xoxa. Llogari bankare në monedhën Dollarë e kaluar 100% në pronësi të bashkëshortes, Znj. Ajola Xoxa.

Kredi bankare, marrë në 31.08.2015 në shumën 6 100 000 Lekë me afat 15 vjet, për të cilën është likuiduar në vitin 2019 detyrimi në shumën 720 840 Lekë dhe ka mbetur detyrimi i pashlyer në vlerën 5 044 754.61 Lekë.

Kartë krediti me limit shume 5 000 Euro me gjendje detyrimi 541.86 Euro në 31.12.2019. Nga shuma limit, kanë mbetur për tu përdorur 4 458.14 Euro në 31.12.2019.

Bashkëshortët, llogari bankare në monedhën Euro dhe Dollarë pranë Intesa San Paolo Bank me pjesë takuese 50% secili, të mbyllura në vitin 2019, fondet e të cilave janë transferuar në llogarinë rrjedhëse të Znj.Xoxa në monedhën Euro.

Shpenzuar shuma 720 840 Lekë si shlyerje të kësteve (principal plus interesa) të kredisë bankare të marrë në 31.08.2015 në shumën 6 100 000 Lekë.

Bashkëshortja Ajola Xoxa:

Bashkëshortja, Znj. Ajola Xoxa, llogari bankare pranë Bankës Kombëtare Tregtare me gjendje 61 466.75 Euro me burim të ardhura nga ushtrimi i profesionit/punësimi.

Bashkëshortja, Znj. Ajola Xoxa, llogari bankare me gjendje 98 613.74 Euro. Burimi i të ardhurave të llogarisë është nga çelja e trashëgimisë ligjore të babait pas ndarjes së tij nga jeta, nga ushtrimi i profesionit, nga punësimi, nga shpërndarja e dividentit të shoqërive ku Znj. Xoxa është aksionar/ortak, nga transferimi i fondeve si rrjedhojë e mbylljes së llogarisë bankare në monedhën Euro, nga transferimi i fondeve pas mbylljes së llogarisë bankare të bashkëshortëve pranë Intesa San Paolo Bank në monedhën Euro dhe në Dollarë.

Bashkëshortja, Znj. Ajola Xoxa, llogari bankare në monedhën Lekë dhe Euro të mbyllura në 2019, fondet e të cilave janë transferuar në një llogari tjetër bankare të Znj.Xoxa në monedhën Euro.

Bashkëshortja, Znj. Ajola Xoxa, llogari bankare me gjendje 100 839.86 Euro me burim të ardhura nga çelja e trashëgimisë ligjore të babait pas ndarjes së tij nga jeta dhe nga shpërndarja e dividentit të shoqërive ku Znj. Xoxa është ortak/aksionar.

Bashkëshortja, Znj. Ajola Xoxa, zotëruese e 2 314 aksioneve të shoqërisë “Botime Enciklopedike” Sh.a me Nipt J61807025P të përfituara nga çelja e trashëgimisë ligjore të babait pas ndarjes së tij nga jeta në datë 24.02.2019.

Përfitimi i aksioneve është bërë në bazë të Vendimit Noterial datë 18.03.2019 “Vendim për lëshimin e trashëgimisë ligjore”, ku Znj. Xoxa është njohur si trashëgimtare e pasurisë së babait në masën 50%.

Bashkëshortja, Znj. Ajola Xoxa, zotëruese e 3/24 truall të regjistruar në ZVRPP Fier me sipërfaqe 2 940 m2, të përfituara nga çelja e trashëgimisë ligjore të babait pas ndarjes së tij nga jeta në datë 24.02.2019. Përfitimi pasurisë së paluajtshme është bërë në bazë të Vendimit Noterial datë 18.03.2019 “Vendim për lëshimin e trashëgimisë ligjore”, ku Znj. Xoxa është njohur si trashëgimtare e pasurisë së babait në masën 50%.

Bashkëshortja, Znj. Ajola Xoxa, të ardhura në vlerën 1 680 000 Lekë si pagë nga shoqëria “Partners Laë” Sh.p.k me Nipt L81829013O me objekt aktiviteti “shërbime juridike/konsulencë ligjore”.

Bashkëshortja, Znj. Ajola Xoxa, të ardhura në vlerën 851 116 Lekë si pagë nga shoqëria “Botime Enciklopedike” Sh.a me Nipt J61807025P.
Bashkëshortja, Znj. Ajola Xoxa, të ardhura në vlerën 6 000 Euro nga qiradhënia, që do të arkëtohen në vitin 2020.

Bashkëshortja, Znj. Ajola Xoxa, të ardhura në vlerën 3 497 456 Lekë nga shpërndarja e dividentit për rezultatin deri në vitin 2018 të shoqërisë “Botime Enciklopedike” Sh.a me Nipt J61807025P.

Bashkëshortja, Znj. Ajola Xoxa, të ardhura në vlerën 417 461 Lekë nga shpërndarja e dividentit për rezultatin e vitit 2019 të shoqërisë “Botime Enciklopedike” Sh.a me Nipt J61807025P, shumë që do të arkëtohet në vitin 2020.

Bashkëshortja, Znj. Ajola Xoxa, të ardhura në vlerën 5 355 861 Lekë nga shpërndarja e dividentit për rezultatin e vitit 2019 të shoqërisë “Partners Law” Sh.p.k me Nipt L81829013O, të arkëtuara në Janar 2020.

Bashkëshortja, Znj. Ajola Xoxa, të ardhura në vlerën 300 111 Lekë nga paga pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit-OST për 3 muaj.
Subjekti (Bashkëshortja A. Xoxa) deklaron se ka edhe të ardhura të trashëgimisë pas vdekjes së babait, vendosura në tabelën të Dhëna Konfidenciale të Deklarimit Vjetor.

“Përmes këtij publikimi bëhen të njohura të ardhura vjetore nga paga, qira, pronësi intelektuale, të ardhura nga dividend, të ardhura nga çelje trashëgimie, dhurime, kompensime sipas vendimeve gjyqësore, të ardhura nga tituj tregtar, fonde investimi etj. Po njësoj sistemi bën të njohur edhe burimin dhe mënyrën e fitimit të pasurive të paluajtshme për mes legalizimeve, privatizimeve, konvertimit të tokave në terrene apo në kontrata porosi investimi.” /oranews
Shtuar më 29/09/2020, ora 19:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori