Endrra e cdo vajze është ta ketë unazën e fejesës të shtrejntë dhe të vecantë, por kur bëhet fjalë për
unazat e yjeve botërorë shifrat janë marramendëse.
Më poshtë janë disa nga personazhet e famshëm,
unazat e të cilëve arrijnë shifra të cmendura.
Mariah Cary
Si mbretëreshë e të gjitha gjërave ekstra, nuk është aspak befasi se Mariah Carey e kryeson listën e gurit më të shtrenjtë! James Packer i kishte
propozuar martesë në vitin 2016 me një unazë platin dhe diamanti 35 karatësh, nga dizajneri i njohur Wilfredo Rosado. Vlera e kësaj unaze? 10 milionë dollarë!
Fatkeqësisht çifti asnjëherë nuk është martuar, por besohet se Carey ende e mban unazën!
Elizabeth Taylor
Elizabeth Taylor nuk luante lojëra kur ishte fjala për aksesorë (apo burra). Në vitin 1968, Richard Burton i kishte dhënë asaj një diamant 33.19 karatësh me një vlerë prej 8.8 milionë dollarëve. Nuk është aspak befasi se ajo e kishte mbajtur atë unazë deri në fund të jetës!
Kim Kardashian West
Kanye padyshim se i kishte
propozuar martesë Kimit në një formë krejtësisht unike, megjithatë unaza 15-karat me vlerë 8 milionë dollarë e kishte ndihmuar të merrte një “PO” nga Kimi!
Beyonce
Edhe Mbretëresha Bey hyn në listën e yjeve me
unazat më të shtrenjta në botë! Jay-Z i kishte
propozuar asaj martesë me një unazë tejet të mahnitshme në vlerë prej 5 milionë dollarëve. Unaza është smerald 18 karatësh.
Paris Hilton
Vetëm katër muaj pasi Latsis i kishte
propozuar Paris Hiltonit me unazën 25 karatëshe në vlerë prej 4.7 milionë dollarëve, çifti i kishte ndarë rrugët me njëri-tjetrin!
Shtuar më 06/09/2017,
ora 17:44