Përveç se lavdëron Enverin dhe Nexhmijen, nuse Rezarta është edhe injorante në shqip (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një sherr ka plasur gjatë ditës së sotme mes gazetares Dalina Buzi dhe nuses së familjes së diktatorit Enver Hoxha, ish-këngëtares Rezarta Shkurta.

Sherri nisi pasi Rezarta shpërndau në Instagram një fotografi të të vesë së diktatorit Hoxha, Nexhmijes me vajzën e saj Herën duke shkruar: Ne e kemi shume xhan nena Mian, edhe pse ja marim te gjitha stirolapsat ku ajo cdo dite shkruan, dhe hedh kujtimet e saj me gjyshin e madh @herahoxha.al #Family.

Në një reagim të sajin Dalina shpreh çudi se si ka ende mijëra shqiptarë që pëlqejnë glorifikimin e Enver dhe Nexhmije Hoxhës, përgjegjës për masakrimin, dëbimin, burgosjen dhe rrënimin e një populli të tërë për katër dekada e gjysmë.

Megjithatë, krahas faktit se Rezarta nuk ka asnjë ndjeshmëri ndaj asaj që u ka ndodhur këtyre mijëra shqiptarëve, ajo duket të jetë edhe e paditur sa i përket drejtshkrimit të gjuhës shqipe duke shkruar "stirolaps" dhe jo siç duhet, "stilolaps". /albeu.com/

Shtuar më 21/02/2018, ora 20:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori