Përveç emrave, Romeo dhe Donaldi na treguan gjithçka për Borën dhe Jonidën (FOTO LAJM)

Të ftuar këtë të diel në emisionin “E Diell”, binjakët Romeo dhe Donald Veshaj nuk i shpëtuan interesit të moderatorëve për të ditur më shumë rreth jetës së tyre private.

Binjakët janë përfolur shumë për lidhjet romantike me dy vajza të njohura të ekranit shqiptar. Romeo është kapur shpesh herë mat me Jonida Maliqin, ndërsa Donaldi nuk e fsheh afrimitetin e tij me Bora Zemanin, e cila madje ka publikuar edhe foto nga shtëpia e tij.

Por çfarë thanë ata për jetën e tyre private?

Epo teksa ishte duke folur për pushimet e tij në Dhërmi, Donaldi u shpreh se ka qenë nën shoqërinë e “vajzës së tij”:

“Isha me vajzën time, të dashurën dmth xhindin”, u shpreh ai duke na treguar se Bora paska një nofkë vërtet interesante.

Ndërsa Romeo foli për një nga fotot më të bujshme, për të cilën është përfolur se ka pozuar me Jonidën. Sipas aktorit, ai ka qenë me vajzën që e do shumë!

Epo, a doni deklarata më romantike se kaq.

Shtuar më 30/09/2019, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori