Mediat spanjolle tregojnë dy destinacione të mundshme për Luis Enrique

Emri i Luis Enriques kënaq drejtuesit e Atletico Madrid të cilët po mendojnë të kalojnë te spanjolli nëse Diego Simeone largohet nga klubi. Këtë sezon, Atletico Madrid nuk arriti të kualifikohej në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Në La Liga, Los Colchoneros janë në vendin e katërt, 11 pikë pas Real Madridit dhe 13 pas Barcelonës, liderit aktual.

Një tjetër mundësi për Luis Enrique është Manchester United. Sport bën me dije se Erik Ten Hag nuk është në gjendje të zgjidhë problemet që po kalon klubi anglez dhe nuk do të ishte çudi nëse holandezi nuk do të vazhdojë me anglezët sezonin e ardhshëm. /G.D albeu.com/


Shtuar 11.12.2022 11:30