Përsëritet historia: Luana përndiqet nga një fans, përfundon në prokurori (FOTO LAJM)

Ripërsëritet historia e përndjekjeve nga fansat. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se prezantuesja shumë e ndjekur Luana Vjollca ka denoncuar një fans që e përndjek në Prokurorinë e Tiranës, duke iu kthyer në burim stresi dhe shqetësimesh.

Mësohet se Luana lëviz me makinë me shofer për shkak të këtyre problemeve.

Kjo nuk është hera e parë që moderatorja përballet me fansat në organet e drejtësisë.

Historitë me përndjekje kanë nisur që në vitin 2012, por historia më e bujshme ka qenë ajo e Besmir Lilës, i cili u përplas fizikisht edhe me partnerin e Luanës, Krenarin.
Shtuar më 01/02/2021, ora 12:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori