Përse nuk vdes Nexhmije Hoxha? Kjo është arsyeja (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në foton e fundit të publikuar të të vesë së diktatorit Enver Hoxha, kishte mjaft prej përdoruesve të rrjeteve sociale që shtronin pyetjen: Akoma gjallë kjo?!

Në fakt, Nexhmija nuk është se u "vra" shumë gjatë jetës së saj në diktaturë dhe dokumentet e zbardhura sëfundmi tregojnë se edhe atë punë që bëntë, e kishte me orare të shkurtuar.

Nga Kastriot Dervishi

Pas vendimit të vitit 1958 për kufizimin e punës së diktatorit, në vitin 1964 u mor një tjetër vendim për kufizimin e punës së bashkëshortes së tij.

Ndoshta ishte punë xhelozie midis bashkëshortëve, por koha tregoi se shoqja në fjalë nuk paska pasur aq probleme sa për marrë një vendim të posaçëm.

Sipas vendimit të datës 10.1.1964 (edhe ky pa asnjë diskutim), për "restaurimin e shëndetit" të Nexhmije Hoxhës, asokohe 43 vjeçe, u vendos që ajo të punonte "vazhdimisht me orar të reduktuar vetëm nga 6 orë në ditë", si dhe të merrte leje vjetore të zgjatur.

Nexhmije Hoxha në vitet 1949-1958 ishte drejtore e Drejtorisë së Agjitacionit dhe Propagandës. Më 1958-1966 ishte drejtore e Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës. Së fundmi më 1966-1991 ishte drejtore e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste.

Të gjitha këto emërtesa ishin në varësi të në KQ të PPSH-së. Megjithatë, gjurmët dokumentare të aktivitetit partiak të Nexhmije Hoxhës sidomos në drejtim të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste janë shumë të pakta.

Po ashtu në vitet 1986-1990 ajo mbajti edhe funksionin honorifik të kryetares së Frontit Demokratik të Shqipërisë.

Ajo është po aq arkitekte e krimit dhe shëmtirës e mizerjes që u quajt "Shqipëri socialiste" sa edhe bashkëshorti i saj.
Shtuar më 19/10/2017, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori