Ndeshja Sevilja-Roma, e vlefshme për 1/8 e Europa League, do të luhet pa tifozë në kuadër të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë Spanjolle për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“El Desmarque” raporton se ministrja e shëndetit në Spanjë ka njoftuar se ndeshja e datës 12 mars midis Seviljas dhe Romës do të luhet pa tifozë, ndërkohë 600 tifozët e Romës që kanë blerë biletat do të rimbursohen.
“Është vendosur që ndeshja Sevilja-Roma të luhet pa tifozë, në kuadër të masave të ndërmarra,” njofton ministria spanjolle.