Përqafimi i Papës e bëri të ndjehej si në parajsë (FOTO-LAJM)

Papa Françesku I përkulet mbi kokën e një të sëmuri me neurofibromatosis dhe e puth me dashuri.Megjithatë, për pak kohë mbeti mister se kush ishte burrë, fotot e të cilit prekën shumëkënd. Ai është Vinico Riva, nga Vicenza në Itali i cili vuan nga sëmundja që e ka trashëguar nga mamaja e tij.


Në një intervistë për Daily Mail, 53- vjeçari thotë se në momentin që Papa Françesku e bekoi, zemra i rrihte aq fort, sa dukej se do i dilte nga vendi.

“Përqafimi i Papës më bëri të ndjehesha si në parajsë. Nuk e kam sëmundje ngjitëse, por ai nuk e di. Ai më përkëdheli në fytyrë dhe unë ndjeva dashuri,”thotë ai.
Ai shoqërohej në Vatikan nga halla e tij, Caterina. Për shkak të sëmundjes, ai i është nënshtruar disa operacioneve në zemër, fyt dhe sy, madje shpesh mbetet pa frymë për shkak të kësaj gjendje. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2013, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori