Qarkullonte me armë në kroskotin e makinës, arrestohet 39-vjeçari në Vorë

Policia ka arrestuar një 39-vjeçar në Vorë pasi në korskotin e mjetit të tij ka gjetur një armë zjarri pistoletë.

Policia ka sekuestruar armën dhe mjetin me të cilin qarkullonte 39-vjeçari, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrethi”, për goditjen e një rasti të mbajtjes pa leje të armës së zjarrit.

Operacioni, falë inteligjencës informative të administruar nga Komisariati i Policisë Vorë.

Mbante një armë zjarri pistoletë, në kroskotin e automjetit që drejtonte, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrethi”.

Në kuadër të këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. P., 39 vjeç, banues në Vorë.

Shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Vorës”, automjetin me drejtues shtetasin S. P. Gjatë kontrollit u gjet në kroskotin e këtij automjeti një armë zjarri pistoletë dhe krehëri i saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 3.03.2023 08:53