Përplasja me RENEA-n, kush janë killerat që po kërkohen në Lushnje (FOTO LAJM)

Laert Haxhiu, i dyshuari per masakren e Lushnjes tetorin e shkuar qe po kerkohet nga RENEA
Pëlqej
RENEA dhe FNSH janë duke zhvilluar një operacion të gjerë në zonën e Divjakës në Lushnje për të kapur dy të shumëkërkuar.

Mësohet se njëri prej tyre është pikërisht Laert Haxhiu, personi që dyshohet se shkaktoi masakrën e disa muajve më parë në mes të Lushnjes ku mbeten të vrarë Jurgen Hoxha dhe Saimir Latifi.

RENEA donte të hynte në shtëpinë e të moshuarit Haxhi Lika, pikërisht për të kapur këta të shumë kërkuar, por ai iu përgjigj policisë me armë zjarri duke shkaktuar edhe reagimin e tyre.

Nga kjo përplasje, mbeti i plagosur Haxhi Lika, i cili tani ndodhet në spitalin e traumës në Tiranë.

Kush është Laert Haxhiu?

Laert Haxhiu njihet si rivali i Aldo Bares në Lushnje dhe akuzohet për disa krime në zonë, përfshi edhe atentatin ndaj disa të rinjve një vit më parë në Lushnje ku mbeten të vrarë Jurgen Hoxha dhe Saimir Latifi.

Bashkë me të, policia shpalli në kërkim edhe Orges Bilbilin si të akuzuar për masakrën në fjalë.

Të dy ata janë të njohur për policinë pasi dyshohet se janë personat që po marrin hak ndaj bandës së Aldo Bares për vrasje të kryera vite më parë, shkruan Albeu.com.

Mësohet se shënjestër e atentatit të djeshëm ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Ai është djali i Ramadan Shkurtit, një ndër viktimat e para të përplasjes së përgjakshme mes bandës së Aldo Bares dhe asaj të Artur Dajës që nis në qershorin e vitit 1997.

Xhulio mbeti i plagosur me 25 shtator të vitit 2016 së bashku me shokun e tij Saimo Xheliu 25 vjeç në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja e djeshme.

Laert Haxhiu, dyshohet gjithashtu se sebashku me Orges Bilbilin kanë vrarë shokun e Aldo Bares, Gerti Lala i njohur me nofkën “Iriqi” në vitin 2009.

Gjatë ditëve të izolimit në burg Bilbili ka mohuar të ketë gisht në vrasje. Nderkohe nga Policia e Qarkut Fier u pohua se për ngritjen e akuzës ndaj tij ka ndihmuar e ëma e viktimes e cila njohu 20-vjecarin Bilbili si vrasësin e te birit.

Zyrtarisht policia deklaroi se vrasja e Lalës ka lidhje me disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Lushnjes vitet e fundit.

Laert Haxhiu doli nga burgu për vrasjen në fund të 2014-ës, ndërsa u arrestua sërish në Qershor të vitit 2015 për trafik heroine gjatë operacionit të koduar “Smart”.

Në momentin e arrestimit, Laert Haxhiu tentoi të arratisej me këmbë dhe u hodh nga një mur i lartë 4 metra, ku theu këmbën. Në momentin e prangosjes, ai i tha policisë se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin dhe u frikësua.

Haxhiu kishte një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se bënte edhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Tetë muaj para arrestimit, Laert Haxhiu kishte dalë nga burgu për vrasjen e shokut të Aldo Bares, Gerti Lala me nofkën “Iriqi".

Laert Haxhiu është shoku i ngushtë i Saimir Taullau. Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullaut, Baki Taullau është ekzekutuar me armë zjarri. Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares ku këta të fundit, sipas dëshmive të dhëna në Gjykatë, i kanë vënë gjoba.

Familja Taullau ka akuzuar bandën e Lushnjes për vrasjen e Baki Taullaut në vitin 2005.
Shtuar më 14/09/2018, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori