Përplasen dy Tornado luftarakë në Itali (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Dy avionë luftarakë janë përplasur sot në Itali gjatë një stërviteje. Sipas mediave italiane besohet se avionët janë përplasur në kodrat pranë Ascoli Piceno, mes qyteteve Olibra dhe Venarotta.

Disa dëshmitarë kanë thënë se kanë parë dy avionë në fluturim, një nga të dy mori flakë ndërsa më pas të dy rënë në tokë. Sipas dëshmitarëve është dëgjuar një zhurmë e fortë dh më pas ka shpërthyer zjarri. Forcat zjarrfikëse janë në vend dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa ende nuk ka një konfirmim për viktimat. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori