Përplas Ferrarin 250 mijë euro me autobusin, shpëton për mrekulli reperi i njohur (FOTO LAJM)
Reperi Swarmz ka përplasur makinën e tij ‘
Ferrari’ me autobusin dy-katësh në qendër të Londrës.
Fotot nga aksidenti u publikuan menjëherë në media aty ku tërhoqi vëmendje modeli i fundit i makinës.
Ferrari 488 Pista 250,000 funtësh, u dëmtua në pjesën e përparme pas përplasjes me autobusin i cili po ecte me 30-40km/h.
Makina sportive me vlerë rreth 250,000 euro, është shkatërruar ndërsa
reperi ka njoftuar në
Instagram se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Reperi bëri një postim në “
Instagram” ku tregonte se kishte qenë në vendin e ngjarjes kur kishte ndodhur përplasja, por nuk thoshte nëse
makina ishte e tij apo ishte dikush tjetër që po drejtonte automjetin luksoz.
Shtuar më 28/05/2020,
ora 09:42