Vrasje apo aksident? Misteri që fshihet pas vdekjes së pronarit të agjencisë së biletarisë në Vlorë, policia ende asnjë reagim

Nadir Gjata, pronari i një agjencie biletarie në Vlorë, është gjetur i vdekur mëngjesin e kësaj të hëne.

Në lidhje me ngjarjen, familjarët hedhin dyshime se ai është vrarë dhe mbështesin pretendimet e tyre te fakti se Gjata “ka goditje në kokë dhe nuk iu gjet çanta që kishte me vete”

Mësohte se nga porti Gjata ka ikur rreth ores 03:00 – 04:00 e mëngjesit.

Dyshimi tjetër është se Gjata mund të jetë përplasur nga një makinë, ndërsa në lidhje me këtë ngjarje, deri më tani, policia ka zgjedhur të heshtë.

Nuk dihet pse nuk ka reagim zyrtar, por sipas familjarëve Nadir Gjoka ka qenë duke u kthyer nga puna kur dyshohet se është goditur nga një makinë.

Ndërkohë në makinë nuk janë gjetur mjetet e punës as lekët e xhiros ditore