Përmbytet Parisi, Kulla Eifel duket sikur lundron në ujë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Parisi ndodhet në gjendje emergjente, për shkak të rritjes së nivelit të lumit Sena që kalon nëpër qytet, gjë që ka detyruar autoritetet të pezullojnë transportin publik dhe banorët të marrin masa paraprake.

Lumi Sena arriti deri në 5 metra të martën në mbrëmje - rreth 3 deri në 4 metra më lart se niveli normal i lumit duke e detyruar Bashkinë të merte masa urgjente, përcjell albeu.com

"Ne jemi duke monitoruar situatën në cdo moment", tha kryebashkiaku i Parisit Anne Hidalgo.

Kulmi i përmbytjes tani duket se do të arrihet të shtunën - në varësi të motit natyrisht - kur lumi mund të arrijë 6.2 metra, pak më i lartë se përmbytja e madhe e vitit 2016.

Muzetë e famshëm të Parisit, si Louvre dhe Quai d’Orsay, që qëndrojnë në brigjet e lumit Sena do të aktivizojnë planin e tyre të emergjencave dhe do të zhvendosin veprat e artit në zona të sigurta të galerive, nëse niveli i lumit arrin në 5 metra mbi normalen, shkruan albeu.com

Ndërkohë zona të tjera të Francës po përgatiten për përmbytjet e mundshme, pasi lumenjtë, përfshirë dhe Rhinin në lindje po kërcënojnë gjithashtu të dalin nga shtrati.

Tridhjetë departamente anembanë vendit janë vendosur në monitorim të plotë ndaj rrezikut të përmbytjeve, ndërsa ushtria është vënë në gjendje gatishmërie për të ndërhyrë në çdo moment rreziku. /albeu.com/



















Shtuar më 24/01/2018, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori