Beteja për yllin e Leipzig arrin në 75 milion euro

 

Sulmuesi francez i Leipzig vazhdon të rritet. 25 gola dhe 13 asistime në 36 ndeshje. Nkunku është një nga lojtarët që do të trondisë merkaton e transferimeve verën e ardhshme. Duket se cikli i tij në Leipzig po përfundon dhe të interesuarit po pozicionohen.

Bild shpjegon betejën që qëndron mbi të dhe çmimi i së cilës arrin në 75 milionë. Gazetari i Bild ,  Christian Falk, raporton se “Nkunku konsiderohet një lojtar interesant nga Bayerni”, edhe pse skuadra bavareze aktualisht i ka të mbuluara pozicionet ku luan zakonisht. Ndërkohë, Bild sqaron se ka edhe skuadra të tjera që kanë thirrur tashmë agjentët e tyre dhe kanë hapur armiqësi.

Manchester United , Juventus Torino dhe Paris Saint-Germain janë më të pozicionuarit. Nkunku u rrit në akademinë e të rinjve të PSG-së dhe vazhdon të jetë “dashuria e tij e madhe”, sipas Bild. Dhe në fakt, PSG mund të jetë gjithashtu i vetmi i aftë për të paguar tarifën e transferimit prej të paktën 75 milionë eurosh që kërkohet për të.

As Bayern dhe as Juventus nuk janë të gatshëm t’i arrijnë ato shuma. Në United është Rangnick , i cili e njeh Nkunkun në mënyrë perfekte. Ai do të donte ta kishte atë, por duhet të ketë edhe një rrugëdalje në United për t’i bërë vend atij. /albeu.com


Shtuar 5.03.2022 16:32