Milaim Zeka jep paralajmërimin e frikshëm për prishjen e koalicionit

Milaim Zeka i ftuar në emisionin “zona e debatit” ka folur rreth shkarkimit të Ministrit të Punëve të Brendshme.

Zeka tregoj se eksponent ndërkombëtar dhe brenda Lëvizjes Vetvendosje i kanë thënë atij se Albin Kurti e ka menduar më herët shkarkimin e z.Veliu, edhe gjithë kjo sepse Kurti nuk po arrinë të vazhdojë tutje me partnerin e vetëm të koalicionit LDK-në, dhe arsyeja tjetër është se Kryeministri nuk po arrinë ta heq taksën.

Pos tjerash Zeka konstatoi se intervista e z.Veliu ishte jo-tendencioze dhe shumë e matur, duke shprehur mendimin e tij se shkarkimi ishte i pabazë dhe i qëllimshëm.


Shtuar 18.03.2020 17:21