Përkeqësohet situata e zjarrit në Krastë të Elbasanit (FOTO LAJM)

Vatrat e zjarrit në Krastë të Elbasanit vazhdojnë të jenë aktive edhe pas ndërhyrjes së Ministrisë së Mbrojtjes.

Deputeti Taulant Balla, i cili asistoi nga afër punën për shuarjen e zjarreve, kerkoi gjithashtu nga Emergjencat Civile edhe mundësinë e përdorimit të helikopterëve zjarrfikës.

Edhe bashkitë fqinje me Elbasanin po dërgojnë në ndihmë shërbimet e tyre zjarrfikëse. /albeu.com/


Shtuar më 02/08/2017, ora 20:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori