Përjetimet e "Amanet" të rrënjosura edhe tek Amos Zaharia (FOTO LAJM)

Aktori Amos Zaharia, djali i artistes së madhe Yllka Mujo, në një intervistë ekskluzive për portalin Albeu.com, është ndalur në filmin "Amanet", duke na përcjellë të gjithë emocionet që nga ngjizja e deri në pritshmëritë e publikut.

Amos, një emër i cili po pushton së fundmi tregun e kinematografisë shqiptare, ka dëshmuar se pasioni dhe profesioni gërshetohen së bashku në karrierën e tij.

Sapo përmedim emrin "Amanet", menjëherë bëjmë një lidhje me diktaturën. Çfarë simbolike mbart për ju dhe sa pranë ishit për t'ju përqasur 100 % rolit?

"Amanet për mua simbolizon përpjekjen e madhe për të hedhur në dritë mostruozitetet që diktatura ka kryer mbi këtë popull. Një nevojë për ti manifestuar këtij brezi që nuk e kanë jetuar atë kohë të vërtetat makabre të periudhës së komunizmit.

Eshtë mirë që sidomos brezi im, të njihet me historinë e baballarëve të tyre, sepse kot nuk thonë "Një komb që harron historinë e vetë është i predispozuar ta përsërisë atë". Unë si aktor jam përpjekur të jap maksimumin e kapacitetit tim për këtë film, sepse në një farë mënyre e kam ndjerë veten të detyruar që personazhi i Martinit të krijoj një sens empatie tek spektatori, në këtë mënyrë edhe historia vjen më e qartë dhe tronditëse, ashtu siç ka qënë".

Sapo ju propozua ky rol, na thoni kush ka qënë mendimi juaj i parë?

"Entuziazëm, përgjegjësi, reflektim, por edhe pak frikë".

Amos ju luani rolin e Martinit? Sa e thjeshtë apo e vështirë ka qënë për ju të futeni në karakterin e këtij personazhi?

"Fatmirësisht në 2009, me Eno Milkanin realizuam filmin "Shenjtoria". Dhe ngjarjet në atë film zhvilloheshin në vitet e diktaturës. Kështu që isha disi i përgatitur për sa i përket atmosferës që e rrethonte atë kohë individin.

Megjithatë sfidat me këtë rol ishin shumë herë më të mëdha se sa tek "Shenjtorja", sepse përballjet e këtij të riu me tmerret e internimit, nuk ishin aspak të thjeshta për tu realizuar.

Filmi ka shëtitur në disa festivale dhe ka marrë disa çmime. Para pak kohësh ishim ne NY dhe Boston dhe publiku e ka pritur filmin në mënyrë të jashtëzakonshme. Për këtë jam i lumtur, sepse detyra jonë është kryer me sukses".

Filmi rikthehet në kinema në 21 janar. Kush është ftesa speciale që do i bënit publikut për ta parë?

"Për mendimin tim, filmi duhet parë për dy arsye. E para është fakti që atmosfera e filmit e bën shikuesin të njësohet me kohën e diktaturës në Shqipëri. Pra është një ftesë për të evidentuar një kohë që dashje pa dashje ka lënë gjurmë të thella në këtë komb.

Dhe e dyta, përveç fakteve historiko-politike, është drama njerëzore. Përballjet e individit me drama shumë të thella dhe me vuajtet që ai sistem i ka shkaktuar. Në Durrës, para pak kohësh u dha premiera e shfaqjes Elektra të Sofokliut me regji të Laert Vasilit.

Pjesa u prit shumë mirë nga publiku dhe së shpejti do të jemi në Tiranë. Do inkurajoja të gjithë teatër-dashësit të vinë dhe të na ndjekin në sallën e teatrit eksperimental Kujtim Spahivogli. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori