"Përjetë në trup", Bora surprizon personin më të dashur me tattoo-në super të veçantë (FOTO LAJM)

Moderatorja Bora Zemani ka ditur si ta lumturojë babain e saj duke i bërë surprizën më të bukur.

Duke qenë se ai kishte mbajtur për 30 vite mbi sup gradën e kolonelit, pasi punonte si oficer i Forcave të Armatosura në Shqipëri, Bora ka vendosur të bëjë tatuazh mbi sup gradën e tij.

Moderatorja ndau me ndjekësit në Instagram momentin e veçantë kur i tregoi të atit surprizën e bukur, e cila do të mbetet përjetë në lëkurën e saj.

“Surpriza ime per babin 🙈! Grada e Kolonelit! 👨🏻‍✈️ (grada e fundit qe ai mbajti, ne gati 30 vite pune si oficer aktiv i Forcave te Armatosura Shqiptare). Tani do te jete ne supin tim perjete ☺️. Nje tatuazh i vogel, me kuptim te madh per mua!
Te dua ba’! Jam me fat qe te kam e ndihem krenare qe jam bija jote!! Shpirt i bukur! ❤️ .
Ps: surprizen nuk e priti dhe aq mire. Ne fillim u tremb nga tatuazhi i kuq, nga tortura qe i kisha bere vetes e qe kushedi kur sherohej ajo plage e madhe gjithe gjak 😂. Pastaj kuptoi qe ishte tatto me ngjyre te kuqe dhe me ne fund, shijoi surprizen 😜😂”- shkruan Bora krahas fotove me të atin.

Mesa duket, ajo ka një lidhje të veçantë me babain e saj dhe ka gjetur mënyrën më të bukur për ta kujtuar përjetë të atin dhe për ta lumturuar atë me surprizën e saj.
Shtuar më 21/10/2019, ora 12:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori