PËRGJIMI BOMBË/ "Nuk i kemi punët mirë me shtetin, dega e brendshme s'na njofton më për lëvizjet"

Pëlqej
Detaje tepër interesante dalin nga dosja e grupit të trafikantëve vlonjatë të hartuar nga autoritetet italiane.

Nëse Moisi Habilaj i lavdërohej bashkëpunëtorëve të tij se kishin çdo gjë nën kontroll sa i përket organeve të rendit në Shqipëri në fund të vitit 2013 dhe fillim 2014, situata duket se ka ndryshuar në fillim të vitit 2017 kur opozita filloi aksionin e saj kundër kanabizimit të vendit.

Në një përgjim të autoriteteve italiane në fund të janarit 2017, dëgjohen Nezar Seitai dhe Maridian Sulaj duke folur se Florian Habilaj iu ishte ankuar për situatën në Shqipëri.

Në një pjesë të diskutimit ata flasin edhe për situatën në Shqipëri ku ndër të tjera theksojnë faktin se tani nuk po njoftohen më nga policia për lëvizjet e kolegëve të tyre, shkruan Albeu.com.

Albeu.com sjell pjesë nga përgjimet e kryera nga policia italiane

Makina është në levizje dhe në bord janë Maridian Sulaj dhe Nezar Seiti.

Nezar Seiti: Do vij në mëngjes të lë këtë gjë në shtëpi..

Maridian Sulaj: ..unë nuk mund të vij se mund të kishim ikur edhe bashkë...

Nezar Seiti: Jo s'mund të vish..e ke harruar..?

Maridian Sulaj: Jo dreqin, s'mund të vij...

Nezar Seiti: ..të merrja unë..nuk ishte problem..po nuk vonohemi mos ki merak..nuk e kapim fundjavën...

Maridian Sulaj: ..e di e di..

Nezar Seiti: kur të shkoj në Shqipëri..

Maridian Sulja: ..dhe nuk të kanë dërguar gjë...të kanë thënë..

Nezar Seiti: Më tha sot Lolo (Florian Habilaj)..

Maridian Sulaj: jo..

Nezar Seiti: .."nuk i kemi punët mirë me ata të shtetit"..e kam telefonon në shtëpi..dhe nuk na telefonojnë më atë të degës së brendshme (se unë kështu i quaj ata, dega e brendshme)...kur kalojnë këta të policisë, "po kalon sigurimi i shtetit". /albeu.com/


Shtuar më 18/10/2017, ora 22:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori