Ndrangheta në Shqipëri, reagon ambasadori italian në Shqipëri (FOTO LAJM)
Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci ka reaguar për herë të parë në lidhje me përgjimet e antimafias italiane, të cilat lidhin disa politikanë shqiptarë me grupin mafioz, Ndrangheta.

Bucci shprehet se Italia do të jetë gjithmonë krah institucioneve të Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndër të tjera, ai tha autoriteti gjyqësor do të ketë mbështetjen e plotë të shqyrtimit të çdo episodi të korrupsionit të kryer nga çdokush.

“Italia është dhe do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh.

Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët. Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës.

Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë”, shkruan Bucci në rrjetin social, Twitter.
Përgjimet e antimafias italiane, reagon ambasadori italian në Shqipëri

Shtuar më 25/01/2021, ora 20:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori