Përfundoi ultimatumi, 23 spiunët rus largohen duke qarë nga Londra (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sot ishte dita e fundit kur 23 diplomatë rus duhej të largoheshin nga ishulli pasi ishin akuzuar nga Britania e Madhe për spiunazh.

Zona pranë ambasadës ruse në Londër u mbush me punonjës të ambasadës, të cilët përshëndetën dhe përqafuan kolegët e tyre para se të hipnin në mikrobusë për t'ju drejtuar aeroportit.

Gjatë javës së shkuar, kryeministrja britanike Theresa May kërkoi largimin e 23 diplomatëve rus nga Britania e Madhe pasi akuzoheshin për spiunazh, përcjell Albeu.com.

Kërkesa erdhi pas ultimatumit të refuzuar nga Rusia për të dhënë detaje mbi agjentin nervor, me të cilin u sulmua dy javë më parë agjenti i dyfishtë rus Sergei Skripal.

Nga ana e saj, Rusia mori të njëjtat masa ndaj Britanisë së Madhe duke kërkuar gjithashtu largimin nga vendi të 23 diplomatëve britanikë me të njëjtën akuzë. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori