Përdoruesit ankohen për cilësinë e “iPhone 6 Plus” (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Duket se Apple do të ketë probleme me “iPhone 6 Plus” pasi përdoruesit janë ankuar për cilësinë e smartfonëve të cilët janë shtrembëruar gjatë futjes së tyre në xhepa. Problemi, i mbiquajtur “kërrusje” nga disa faqe interneti të rrjeteve sociale, ndodh për shkak të veshjes së hollë alumini të telefonit, por mund të zgjidhet duke u siguruar që të mos ushtrohet forcë e madhe në pjesën qendrore të telefonit.

Që nga e premtja, kur u lançua modeli i ri, një numër i vogël por gjithnjë e në rritje përdoruesish të “iPhone 6 Plus” kanë raportuar probleme, që ndryshojnë ndjeshëm pamjen e telefonit celular. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori