Përdor emrin e hallës për të mbjell "barin jeshil", njihuni me nipin e Meghan Markle (FOTO LAJM)

Nipi i Meghan Markle, po përdor emrin e hallës së tij për të vazhduar përpara me biznesin e kanabisit. Për këtë fakt ai quhet dhe si “delja e zezë’ e familjes.

Teyler Dooley drejton një fermë me ‘gjethe jeshile’ e cila mban emrin ‘Markle Sparkle’ dhe tani e ka zgjeruar biznesin me një fermë tjetër të cilës i ka vënë emrin e të birit të Meghan.

Ferma e nipit të Dukeshës së Sussex-it ndodhet në Oregon, ku kanabisi është legalizuar që në vitin 2015.

Në fillim kur e hapi fermën e parë ‘Markle Sparkle’ ai e shoqëronte më përshkrimin:

Është aq e fortë sa do të të rrëzojë kurorën nga koka. Për një fëmijë mbretëror, për një dasmë mbretërore, për ‘mall’ mbretëror..”
Gjithsesi ai së fundmi tha se tashmë ka nisur të rrisë një bimë hibride të frymëzuar nga djali i Meghan-it dhe Princit Harry. Kjo fermë e re mban emrin e djalit të tyre,’Archie Sparkie’.

Duke folur për mediat, Tyler tha:

Të gjithë më kanë quajtur si delja e zezë e familjes, por unë po punoj si dreqi për të siguruar një jetë më të mirë dhe për të pasur një biznes konkurrues.”
Shtuar më 18/09/2019, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori