Përcillet në banesën e fundit ish-ministri Dritan Prifti (FOTO LAJM)

Pëlqej
Është shoqëruar për në banesën e fundit trupi i ish-ministrit Dritan Prifti.

Prifti u nda dje nga jeta, pas një beteje të gjatë në luftë me një sëmundje të rëndë të gjakut.

Janë mbajtur homazhe në nder të tij tek Muzeu Kombëtar nga ora 10:00, deri në 12:00, ndërkohë që trupi i pajetë i ish-ministrit po përcillet për në banesën e fundit në Shish-Tufinë.

Njoftimi

Miq e dashamirës, sot më dt. 13 Tetor, ora 10-12 paradite zhvillohen homazhet në nderim të Dritan Priftit në muzeun kombëtar.

Në orën 13:00 zhvillohet funerali në Shish Tufinë.
Ju falenderojmë për respektin.

Familja Prifti! /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2017, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori