"Përbindëshi" i oqeaneve që nuk e konkurron dot asnjë tjetër (FOTO LAJM)

Kjo është anija më e madhe transportuese që është prodhuar ndonjëherë.

Anija 91 mijë tonëshe BOKA Vanguard, është fotografuar duke lundruar në ujërat e Anglisë, në afërsi të gjirit Marazion të Cornëall.

Kjo anije gjigante ka kapacitete të transportojë mallra deri në 110 mijë tonë, që i bie 19 mijë tonë më shumë sesa peshon vetë anija.

Ajo gjithashtu mund të shërbejë për transportimin e anijeve tjera që dërgohen nëpër porte për riparim, transmeton Tema.

Vlera e këtij përbindëshi besohet të jetë 240 milionë dollarë, dhe është ndërtuar nga Hyundai Heavy Industries.
Shtuar më 14/05/2019, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori