Përballon çdo gjë, njihni "bishën" e re të Donald Trump (FOTO LAJM)

Presidenti Trump cilësohet si ndër liderët më kontraversë në botë, megjithatë atij i shkon një "bishë" që ta shoqërojë gjatë lëvizjeve brenda dhe jashtë vendit.

Mediat amerikane kanë zbuluar pamjet e makinës së re të tij, e cila ngjan me modelin e vjetër.

Me një peshë totale prej 8 ton, makina ofron të gjithë mbrotjen për presidentin amerikan siç janë sulmet me armë zjarri, ato kimike apo biologjike, madje përballon edhe një sulm bërthamor.

Dizenjimi dhe prodhimi i “Bishës” së re kishte filluar në vitin 2013, kurse detajet teknike të tij ishin mbajtur fshehtë për opinionin për shkaqe sigurie.

Brenda saj gjenden karriget e vendosura sikurse të modeli i vjetër 2+3+2, kurse enterieri ka pësuar disa ndryshime me kërkesë të presidentit Trump.

Makina presidenciale “Cadillac One” që shoqëron Donald Trump nuk është një mjet i zakonshëm.

Detajet e makinës nuk kanë dalë ende për shkaqe sigurie, megjithatë theksohet se bëhet fjalë për një ndër vendet më të sigurta në botë. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2018, ora 13:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori